Time Kadrijaj pyet Glauk Konjufcën se a u largua vet nga ShIK-u apo e larguan

  • 24 July 2019 - 13:46
Time Kadrijaj pyet Glauk Konjufcën se a u largua vet nga ShIK-u apo e larguan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt nga posti i Kryeministrit ka qenë ambalazhim dhe se qeveria Haradinaj edhe ashtu do të rrëzohej.

Tutje Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk do të bëjë kurfar koalicioni me AAK-në.

E për këtë ka reaguar Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. 

Kadrijaj përmes Facebookut ka shkruar se Glauk Konjufca a është larguar nga ShIK-u apo e kanë larguar. “Një nuk kam mujtë me e kuptu për Glaukun: a e larguan nga SHIK-u apo iku vet. Për AAK spo flas se tjeret flasin për periudhen e tij në Aleanc. Unë veq po pyes”, ka shkruar Deputetja e AAK-së.

(Kosova Sot Online)