Vulin: Ushtria e Serbisë po armatoset në të gjitha segmentet e saja

  • 24 July 2019 - 18:47
Vulin: Ushtria e Serbisë po armatoset në të gjitha segmentet e saja

Njësitë speciale të Serbisë janë të gatshme dhe të trajnuara për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë.

Kështu tha sot ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin gjatë vizitës që i bëri Batalionit të Parashutistëve 63 të Brigadës së Posaçme në Kazermën e Nishit.

Pasi vizitoi stërvitjet, ministri serb vuri në dukje se Ushtria e Serbisë po përgatitet, armatoset dhe po fuqizohet në të gjitha segmentet e saja. 

“Brigada jonë speciale është një nga pjesët më të rëndësishme të ushtrisë dhe ajo e cila duhet të përgjigjet ndaj goditjeve dhe t’iu kundërpërgjigjet kërcënimeve terroriste, por edhe për të ruajtur njerëzit tanë kudo që është e nevojshme”, tha Vulin.

Siç tha ai, Ushtria e Serbisë, në përputhje me urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit Suprem, presidentit Aleksandar Vuçiq, i kushton vëmendje sidomos njësive speciale.

(Kosova Sot Online)