Zhvillime të papritura: PDK në kërkim të një kryeministri të ri, ja loja Thaçi-Veseli

  • 25 July 2019 - 07:35
Zhvillime të papritura: PDK në kërkim të një kryeministri të ri, ja loja Thaçi-Veseli

“Kjo gjendje e heshtjes nga zyra e presidentit, për mendimin tim, nuk mundë të kuptohet ndryshe veç se tentim i Hashim Thaçi në bashkë koordinim me Kadri Veselin që ta gjejnë një aleat tjetër politik, një parti që do të ishte bashkëpunuese me PDK-në, dhe të sjellin një kryeministër të ri për të mos shkuar në zgjedhje të reja. Dihet fare mirë që kërkesa për miratim të dorëheqjes i ka shkuar jo vetëm Hashim Thaçit por edhe kuvendit, grupeve parlamentare dhe kryetarit, por kryesia nuk po mblidhet për ta ftuar seancën”, tha Aliu për Kosova Sot Online”.

Edhe përkundër faktit që dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të vendit është shumë e qartë, e pa kthyeshme, madje edhe me kërkesën që të shkohet në zgjedhje të reja dhe të mos provohet të zëvendësohet me ndonjë formulë tjetër të vazhdimit të qeverisjes pa mandat qytetar, presidenti Thaçi akoma nuk ju ka bërë ftesë partive politike për ta diskutuar datën e zgjedhjeve dhe ta shpallë atë, ose për ta shfrytëzuar autorizimin kushtetues, sipas të cilit mund të mandatohet një mandatar tjetër për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN.

Image

Analisti politik, Bislim Aliu është i sigurt Hashim Thaçi me Kadri Veselin nuk janë të disponimit për ta prishur qeverinë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja, prandaj janë në kërkim të një formule tjetër të vazhdimit të qeverisjes, qoftë edhe me qeveri teknike si formë tranzicioni,

“Për të vazhduar bisedimet dhe vetëm pas marrëveshjes eventuale me Serbinë të shpallen zgjedhjet e reja.

 

Është një mendim imi që bë bënë të dyshoj se me të vërtetë presidenti Thaçi, edhe pse po kalojnë 6 ditë nga dorëheqja e Haradinajt, nuk i ka ftuar partitë politike në konsultime dhe as nuk e ka caktuar deri më tani datën e zgjedhjeve në Kosove. Kjo shpërfillje e kësaj krize politike në të cilën tani është futur vendi lë të kuptojmë se diçka e befasishme po zhvillohet në prapaskenat e zyrës së presidentit të Kosovës për të ofruar një zgjidhje të mesme transitore”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, deklarimet e zyrtarëve të lartë në PDK, sipas të cilëve dorëheqja e kryeministrit nuk ka qenë e nevojshme për shkak të ftesës dhe se është hap i gabuar, lë të kuptohet se kjo parti politike, në konsultim të fshehtë me Hashim Thaçin, është në kërkim të një alternative tjetër për të emëruar kryeministër të ri.

“Kjo gjendje e heshtjes nga zyra e presidentit, për mendimin tim, nuk mundë të kuptohet ndryshe veç se tentim i Hashim Thaçi në bashkë koordinim me Kadri Veselin që ta gjejnë një aleat tjetër politik, një parti që do të ishte bashkëpunuese me PDK-në, dhe të sjellin një kryeministër të ri për të mos shkuar në zgjedhje të reja. Dihet fare mirë që kërkesa për miratim të dorëheqjes i ka shkuar jo vetëm Hashim Thaçit por edhe kuvendit, grupeve parlamentare dhe kryetarit, por kryesia nuk po mblidhet për ta ftuar seancën. Tani kjo është një situatë plus që na bënë të dyshojmë se si Thaçi po i ndihmon Veselit për të mos e ftuar seancën anasjelltas, pasi që dihet se PDK-se nuk po i konvenojnë fare zgjedhjet e parakohshme, prandaj mbetet pikëpyetje e madhe se cila do të jetë tani formula e daljes nga kjo situatë ngërqi politik e institucional”, përfundoi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)