‘Reforma zgjedhore’ ky është paralajmërimi i rëndë për zgjedhjet në Kosovë

  • 25 July 2019 - 07:38
‘Reforma zgjedhore’ ky është paralajmërimi i rëndë për zgjedhjet në Kosovë

“Reformimin dhe de politizimin e plotë nuk e duan partitë politike sepse të gjithëve ju konvenojnë parregullësitë dhe hajnia që bëhet përmes këtij sistemi të mbrapsht. Ju konvenojnë korrupsioni zgjedhor dhe blerja e votave që e kanë karakterizuar këtë sistem njësoj sikurse edhe keq qeverisja në institucione”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Edhe ky gjysmë mandati qeverisës i koalicionit PAN që u la në gjysmë me dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, po përfundon pa e iniciuar dhe pa e zhvilluar reformën zgjedhore, e cila ishte kërkuar si detyrim nga bashkimi Evropian qysh në vitin 2010, kurse ishte iniciuar nga ligjvënësit kosovar dhe mbetur pezull në vitin 2011.

Image

Analistët politikë vlerësojnë se finalizimi i këtij procesi, asnjëherë nuk i ka konvenuar politikës kosovare, pasi e kanë lënë qëllimisht në harresë për të lënë hapësirë abuzimi të votës. Sipas analistëve, partitë janë të vetëdijshme për zhgënjimin dhe humbjen e besimit tek qytetarët për shkak të mashtrimit përplot dy për dekada.

Një skenar të tillë kriminal të vjedhjes dhe të abuzimit të votës e konstaton edhe analisti dhe eksperti i kësaj fushe, Blerim Burjani, njëherësh ish anëtar i KQZ-së në një mandat të plotë.

“Është e vërtetë që partitë politike e kontrollojnë komplet sistemin funksional zgjedhor, prandaj të gjithë partive iu konvenon ky sistem i mbrapsht zgjedhor. Pra, sipas këtij sistemi partitë politike i kontrollojnë vetë të gjitha mekanizmat zgjedhor, duke filluar nga KQZ-ja, Kuvendet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat e Vendvotimeve e deri tek procesi i numërimit të votave që është sistem plotësisht i politizuar’, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, sistemi i tanishëm zgjedhor është instaluar në vitin 2000 si i përkohshëm, dhe nuk është ndryshuar asnjëherë, pasi si i tillë iu konvenon partive politike për ta abuzuar e shpërdoruar sipas interesit të tyre.

“Reformimin dhe de politizimin e plotë nuk e duan partitë politike sepse të gjithëve ju konvenojnë parregullësit dhe hajnia që bëhet përmes këtij sistemi të mbrapsht. Ju konvenojnë korrupsioni zgjedhor dhe blerja e votave që e kanë karakterizuar këtë sistem njësoj sikurse edhe keq qeverisja në institucione’, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Edhe qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar në të gjitha institucionet e shtetit po vjen vazhdimisht si rezultat I vetë sistemit zgjedhor nëpër të cilin vijnë dhe trajtohen kandidatët që zgjidhen, duke filluar nga asamblistët e deri te deputetët e Kuvendit e tutje në krye të institucioneve”.

“Ky sistem lejon qeverisje prej shume partive dhe e humbë përgjegjësinë në qeverisje efektive e profesionale. Ky është rast model i Kosovës dhe funksionimi i këtij sistemi të kontrolluar tërësisht nga politika. Prandaj vazhdimisht po zvarritet, po shtyhet pafundësisht në nevojë e tillë e kërkuar edhe nga BE-ja dhe nuk do të ketë fare reformë sepse kemi një rrjet të partive politike që sikur kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe I duan kështu zgjedhjet pa reformë reformën zgjedhorë’, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se partive nuk ju shkon mendja që ta ndryshojnë sistemin zgjedhor dhe reformimin e tij.

“Sepse sado minimale të jenë ato ndryshime në emër të reformës do të duhej pasur qasje të de politizimit dhe të ndërtimit krejtësisht profesional të mekanizmave të menaxhimit të zgjedhjeve që do të reflektonte rregull, pa anshmëri dhe transparencë të plotë”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)