Vdes mjeku amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kosovë

  • 25 korrik 2019 - 09:33
Vdes mjeku amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kosovë

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare mjeku amerikan, Dr.Will Noyes.

Gjatë luftës së Kosovës, dhe gjenocidit në Kosovë në vitin 1999, ai la Amerikën dhe shkoi për të shërbyer si kirurg në Spitalin e Kukësit, ku shërbeu duke dhënë ndihmën mjekësore për shumë civilë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas misionit të tij human për ndihmën ndaj kosovarëve, mjeku amerikan ishte kthyer në vendlindjen e tij ku kishte hapur një fond për të ndihmuar me furnizime mjekësore popullin shqiptar.

(Kosova Sot Online)