Spitali i Pejës: 310 pacientë kërkuan ndihmë për 24 orë

  • 25 July 2019 - 09:34
Spitali i Pejës: 310 pacientë kërkuan ndihmë për 24 orë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë 24 orëve kanë kërkuar ndihmë 310 persona.

Nga këta 32 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 255 pacientë që në total kanë kryer 3,774 analiza.

9 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Kanë lindur 4 foshnje, dhe të gjitha janë vajza. 

(Kosova Sot Online)