I nxehti afrikan mbërrin në Holandë e Belgjikë, shënohen temperatura rekorde

  • 25 July 2019 - 10:21
I nxehti afrikan mbërrin në Holandë e Belgjikë, shënohen temperatura rekorde

Temperatura të larta rekorde prej 38,9 gradë Celsius janë regjistruar sot në Holandë dhe Belgjikë, më të lartat në ato vende.

Institucionet meteorologjike të të dyja vendeve kumtuan se në Holandë janë matur 38,8 gradë Celsius, përderisa në Belgjikë 38,9 gradë.

Meteorologu kryesor në Institutin mbretëror meteorologjik belg David Denehau tha se temperatura në Belgjikë është matur në bazën ushtarake Klajne-Bregel në pjesën veriperëndimore të Belgjikës dhe paraqet rekord historik për atë vend.

“Temperatura e matur prej 38,9 gradë Celsius paraqet temperaturë më të lartë të matur në Belgjikë nga fillimi i matjeve në vitin 1833”, shkroi Denehau në Tuiter.

Instituti mbretëror meteorologjik holandez,gjithashtu përmes Tuiterit, kumtoi se në Holandë rreth orës 15 në vendin Gizle-Rijen janë matur 38,8 gradë.

Rekordi i fundit në Holandë ishte në vitin 1944, kur ishin matur 38, 6 gradë.

(Kosova Sot Online)