E frikshme, Prishtinasi ther me thikë nënën e tij

  • 25 July 2019 - 10:27
E frikshme, Prishtinasi ther me thikë nënën e tij

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në Prishtinë sepse ka therur me thikë nënën e tij. Nuk dihet arsyeja e këtij konflikti, megjithatë ai është dërguar në mbajtje ndërsa nëna e tij në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 24.07.2019-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)