Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë, organizuan ilegalisht lojëra të fatit

  • 25 July 2019 - 11:06
Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë, organizuan ilegalisht lojëra të fatit

Policia ka arrestuar katër persona në Fushë Kosovë pasi të njëjtit kanë organizuar paligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit

Rasti ka qenë duke u hetuar nga data 4 e këtij muaji, ndërkaq policia ka arritur t’i identifikojnë dy lokacione ku ishin duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Njësia e Krimeve Ekonomike e cila ka dalë në lokacion dhe është marrë me rastin. Janë arrestuar 4 persona meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)