Bashkatdhetarët të shqetësuar me gjendjen politike pas dorëheqjes së Haradinajt

  • 25 July 2019 - 11:16
Bashkatdhetarët të shqetësuar me gjendjen politike pas dorëheqjes së Haradinajt

Kuvendi i Kosovës ka mirëpritur bashkatdhetarë të mërkurën dhe të enjten, të cilët kanë vizituar hapësirat e të këtij institucioni në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

Bashkatdhetari Ali Hyseni, që jeton në Suedi, tha se shqetësimi kryesor për Kosovën mbetet çështja e bashkimit me Shqipërinë.

Ndërsa u shpreh i pakënaqur me gjendjen politike të krijuar në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Situata politike pak nuk është aq e kënaqshëm sa duhet dhe kemi shumë brenga të mëdha për Kosovën. Shqetësimet tona janë që Qeveria e Kosovës në largim nuk po gjen një kapacitet për bashkimin e shqiptarëve të gjithë shqiptarëve sepse e kemi një armik të përbashkët”.

“Pikën e vetme që ai e konsideron shqetësuese është bashkimi Kosovë-Shqipëri, teksa përmend taksën 100 për qind për produktet serbe se është e qëllueshme”.

“Duhet përkrahet Qeveria me vënien e taksës është simbolikë që ne e përkrahim shumë atë, negative është që nuk e kanë marrë iniciativën me ia dhënë një përkrahje Qeverisë, ndoshta ka parti që nuk janë të mendimit të njëjtë për taksë por është e qëllueshme vënia e taksës. Ne na shqetëson si në Kosovë e si në Shqipëri se është duke u bë i një skenar, duhet qeveritë të punojnë më shumë për bashkimin e trojeve shqiptare”.

(Kosova Sot Online)