Fjolla Morina e nxitë reagimin e të gjithëve, Bekim Jashari e ndalë telefonin, ja çfarë thotë Lushtaku

  • 25 July 2019 - 11:36
Fjolla Morina e nxitë reagimin e të gjithëve, Bekim Jashari e ndalë telefonin, ja çfarë thotë Lushtaku

Fjolla Morina mbrëmë ka arritur “kulmin” e famës në Skenderaj. Për përformancën e saj gati erotike atje kanë folur të gjithë përfshirë njerëz të politikës. Nga regimet e shumta për Fjollën, askush nuk e përmendi se si ka kënduar, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grup-moshën e audiencës.

Fjolla Morina e dridhte prapanicën, para syve të fëmijëve në koncertin që u mbajt mbrëmë në Skenderaj. Rreshti i parë i audiencës ishte i gjithi me fëmijë.  Për këtë paraqitje media ka biseduar me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun. Ai tha se nuk ka qenë pjesëmarrës në koncert dhe me organizim është marrë Qendra Rinore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

I pytur se si e komentoni performancën e Fjolla Morinës +18 para fëmijëve, ai tha se fëmijë ka çdokund, jo vetëm në Skenderaj.

“Çdokund ka fëmijë, nuk ka veç në Skenderaj. Qendra rinore është marrë me atë punë”, tha Lushtaku.

Lushtaku tha se nuk është marrë me reagimet e njerëzve për performancën e saj.

“Nuk kam qenë pjesëmarrës në koncert, mirë ka qenë me pas shku po s’kam shku…As si kom pa as reagimet. ajo është këngetare”, përfundoi ai.

Media ka tentuar të flasë edhe me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin por ai ka ndalur telefonin. Numri i tij i telefonit nuk ka pasur qasje.

Ndërsa zëdhënësi i komunës Jeton Rushiti, tha se pas pask do t’i përgjigjet pyetjes se sa është paguar Fjolla për këtë koncert.

Kundër Fjollës kanë reaguar dy deputetë të Kuvendit të Kosovës. Andin Hoti nga PDK-ja  dhe Milaim Zeka nga partia PEK.

Andin Hoti ka shpërndarë fotografitë e Fjollës dhe ka shkruar, “Bac na falë”

Ndërsa, Milaim Zeka, ka kërkuar llogari nga Skenderaj se kush e ka organizuar koncertin dhe kush e ka ftu Fjolla Morinën.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

“Sa shume ka “arrite” Drenica?!!!. Disa namuzeli, qe 1000 te zeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor banal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa … E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?”, ka shkruar Zeka në FB.

(Kosova Sot Online)