Për 24 orë ngrihen 73 aktakuza ndaj 85 personave

  • 25 July 2019 - 12:06
Për 24 orë ngrihen 73 aktakuza ndaj 85 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre aktakuza kundër tetëdhjetepesë personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetë persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale. Gjithashtu, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona, ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasja”, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë aktakuza, kundër tridhjetedy personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër dhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të  dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tetëmbëdhjetë persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)