Presidenti s’flet për ngërçin – përshëndetet me Ambasadorin e Francës

  • 25 July 2019 - 12:29
Presidenti s’flet për ngërçin – përshëndetet me Ambasadorin e Francës

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Francës në Kosovë, Didier Chabert. Thaçi gjatë këtij takimi nuk e ka thënë asnjë fjalë për ngërçin në vend pas dorëheqjes së Haradinajt.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Thaçi ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin Chabert për bashkëpunimin korrekt dhe të mirë me institucionet e Kosovës.

“Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe me punën tuaj si ambasador ju e keni forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie tonën ndërshtetërore”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërkohë, ambasadori Chabert ka thënë  se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Ne jemi në shërbim të afrimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh ambasadori Chabert.

(Kosova Sot Online)