LDK nuk lëshon pe, jo qeveri teknike dhe jo koalicion me PDK-në

  • 25 July 2019 - 13:28
LDK nuk lëshon pe, jo qeveri teknike dhe jo koalicion me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë Qeveri teknike, pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se kjo parti vazhdimisht ka këkruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për shkak se qeveria e kaluar kishte humbur legjitimitetin.

“Jo, absolutisht jo. Ne ka një vit e sa që kemi kërkuar për shkak të humbjes së legjitimitetit të Qeverisë së kalaruar, kemi kërkuar zgjedhje të lira e demokratike në mënyrë që qytetarët të japin mandatin një parti politike, të japin mandatin njerëzve që duhet të udhëheqin me Kosovën, nuk ka Qeveri teknike, vetme për zgjedhjeve të lira”.

Hoti më tej ka shtuar se Qeveria duhet t’i kryej të gjitha detyrat që parashihen me Kushtetutë dhe me ligje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Qeveria është në dorëheqje, por Qeveri duhet t’i kryej të gjitha detyrat që parashihen me Kushtetutë dhe me ligje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve. Nuk e di kur presidenti do t’i thërret presidenti partitë politike për konsultimet e nevojshme që duhet të ndodhin për të caktuar datën e zgjedhjeve, por unë pres që presidenti të veprojë në përputhje me Kushtetutën për të ndjekur procedurat e nevojshme në raste të tilla”.

(Kosova Sot Online)