E zbulon analisti politik: Ja kush i ‘shpëtoi’ Devollët nga fundosja

  • 26 July 2019 - 07:33
E zbulon analisti politik: Ja kush i ‘shpëtoi’ Devollët nga fundosja

“Pa më të voglin dyshim se me këtë krizë në të cilën po zhytet vendi, do të dalin fitues kjo bandë kriminale e nëntokës Devolli, sepse këtu fol politika. Pra fjalën e kam për krye banditët, krye hajnat e majave të larta të shtetit, pra, mjerisht vendi është në forcën e këtyre kriminelëve më të rrezikshëm në tërë Ballkanin me këtë kontratë kriminale. Kjo bandë kriminale e nëntokës ju kanë zënë frymën me para të pista krye banditëve dhe e kanë rrugën e lirë për hajni, për të plaçkitur vendin dhe djersën e taksa paguesve dhe që nuk mund të ju bëjë asgjë as prokuroria memece speciale sepse janë të shitur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj, shtyrjen e vendimmarrjes ligjore nga ana e institucioneve të shtetit të Kosovës për të ndërprerë kontratën kriminale mes Telekomit dhe Z- mobile me Devollët, por edhe monopolin e homologimit, deri më tani kur vendi u fut në krizë institucionale pa kuvend dhe pa qeveri, e sheh si proces të kurdisur qëllimisht vetëm që të vazhdohet zhvatja për Devollët edhe për një kohë më të gjatë.

Image

Sipas Badallaj, kontrata me Telekomin nëse nuk ndërhyn drejtësia, ajo mund ta shkatërroj dhe falimentojë këtë gjigant publik për të rënë në duart e Devollëve.

“Për shkatërrimin e gjigantëve kryesor të ekonomisë kosovare, të dikastereve më të fuqishme në Kosovë si PTK-në. dihet se përpos bandës serbiane Devolli është e përfshirë edhe politika, pra banditët e majave me të larta të shtetit. Kjo bandë kriminale pazarin e ndajnë bushk dhe veprimet i planifikojnë dhe realizojnë.

Ky komision që po jep shpirt nuk ka bërë dhe as që do të bënte gjë me shumë përpos fjalëve. Ndoshta dikush mundohet të bëjë pak zhurmë më shumë dhe asgjë, sepse nuk mund ta merrni parasysh se sa të fuqishëm janë këta hajna të peshave të rënda. Kjo bandë hajnash ju kanë lagur fytin këtyre dhe sa për sy e faqe lehin kinse po bëjnë ndonjë gjë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ai mendon se tani barra e interesit nga kjo krizë shkon në anën e Devollëvem dhe këtë s’mund ta ndalon askush, derisa nuk krijohen institucionet e reja, nëse ato do të jetë të drejta, të pa ndikuara dhe të pa inkriminuara për tu marr më seriozisht me zbatimin e ligjit.

“Pa më të voglin dyshim se me këtë krizë në të cilën po zhytet vendi, do të dalin fitues kjo bandë kriminale e nëntokës Devolli, sepse këtu fol politika. Pra fjalën e kam për krye banditët, krye hajnat e majave të larta të shtetit, pra, mjerisht vendi është në forcën e këtyre kriminelëve më të rrezikshëm në tërë Ballkanin me këtë kontratë kriminale. Kjo bandë kriminale e nëntokës ju kanë zënë frymën me para të pista krye banditëve dhe e kanë rrugën e lirë për hajni, për të plaçkitur vendin dhe djersën e taksa paguesve dhe që nuk mund të ju bëjë asgjë as prokuroria memece speciale sepse janë të shitur”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)