“Kam me iu ngi SHIK”, ish agjenti i SHIK-ut godet rëndë Kadri Veselin

  • 26 July 2019 - 07:40
“Kam me iu ngi SHIK”, ish agjenti i SHIK-ut godet rëndë Kadri Veselin

“Kërcënimi i Kadri Veselit ndaj kundërshtarëve të vetë politik se do të ju ngij SHIK, është vetëm një sinjal i qartë që flet se kjo organizatë ilegale e PDK-së kontrollon edhe partitë tjera politike dhe pothuajse për secilin konkurrent të tyre kanë ndërtuar dosje kompromituese e dosje të tjera të sajuara me kujdes, ku nuk dihet çka është e vërtetë dhe çka jo, e ku edhe korrupsioni i opozitarëve që ishin më herët në pushtet është kampion i këtyre dosjeve”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Të gjithë e kemi në mëndje fjalimin e kreut të PDK-së, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në fillim të këtij mandati në njërën nga seancat ku po debatohej, kishte premtuar se ‘këtë mandat kam me iu ngi SHIK’.

Image

Por, tash kur ka dhënë dorëheqje kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kuvendi janë buzë shpërbërjes, SHIK-u edhe këtë mandat mbeti pa u hetuar.

Poashtu edhe kjo legjislaturë dështoi të nis procesin e Vetting-ut në Kosovë.

E duke folur lidhur me këtë, njohësi i fushës së sigurisë, njëherësh ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thekson së mos realizimi i tij nuk ka ndodhur rastësisht as aksidentalisht për shkak të rënies së qeverisë, por se dështimi ka qenë i qëllimshëm, pasi viktimat e para që do të binin nga Vetingu, do ishin kokat kryesore në politikë dhe drejtësi për shkak të lidhjeve kriminale mes tyre.

“Dështimi i pastrimit për organet e drejtësisë nuk është i rastësishëm, dhe vetë kjo ikje nga Vetingu tregon qartë se klasës politike të pushtetit, por edhe të opozitës deri dikund, nuk ju konvenon që organet e zbatimit të ligjit të pastrohen nga të korruptuarit dhe nga ndikimi politik i politikanëve të lidhur ngushtë me krimin e organizuar- mafien. Edhe mos hetimi i SHIK-ut, kësaj organizate gjysmë ilegale nuk është bërë dhe nuk mundë të bëhet pa miratim ligjor të PDK dhe të të gjitha organizatave ilegale që kanë vepruar, prandaj mundësia për një hetim real dhe serioz është baras me zero”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari është i sigurt që zbatimi i një Vetingu në drejtësi dhe polici, do ta nxirrte në shesh edhe të vërtetën e dhimbshme për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

“Pa një Vetting të pa varur dhe serioz në polici, prokurori,gjyqësi dhe AKI vendi jonë do të lëngon dhe fundoset dita ditës më shumë në një shtet diktatorial. Për këtë mundë ta marrim shembull konkret rastin e Astrit Deharit ku po kalojnë vite dhe shteti i Kosovës po e zvarritë qëllimisht raportin e analizave të dërguara në Zvicër. Pa marr parasysh epilogun e asaj se a është vrarë apo vetëvrarë, prokurori dhe gjyqtari i rastit janë njerëz që njihen si servil politik të Hashim Thaçit, e që në vend se të japin llogari për këtë vrasje brenda në burg ata vetëm ngritën në detyrë që ti shërbejnë akoma më shumë interesit të klaneve mafioze e politike”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe Naim Miftari thotë se zotimi i Kadri Veselit për t’i ‘ngi’ me SHIK deputetët e kësaj legjislature është realizuar, sepse SHIK-u ka kapur të gjitha institucionet dhe nuk lejon as fillimin e hartimit të ligjit Vetting.

“Kërcënimi i Kadri Veselit ndaj kundërshtarëve të vetë politik se do të ju ngij SHIK është vetëm një sinjal i qartë që flet se kjo organizatë ilegale e PDK-së kontrollon edhe partitë tjera politike dhe po thuajse për secilin konkurrent të tyre kanë ndërtuar dosje kompromituese e dosje të tjera të sajuara me kujdes ku nuk dihet çka është e vërtetë dhe çka jo, e ku edhe korrupsioni i opozitarëve që ishin më herët në pushtet është kampion i këtyre dosjeve”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)