‘Mashtrimi i madh me Specialen’, vjen akuza e rëndë për Haradinajn

  • 26 July 2019 - 07:43
‘Mashtrimi i madh me Specialen’, vjen akuza e rëndë për Haradinajn

“Përfundimisht duhet thënë, se nuk ka pasur asnjë logjikë, që Ramush Haradinaj të braktisë postin e kryeministrit për një "mbrojtje të heshtur". Kjo flet qartë, se arsyet e dorëheqjes së parevokueshme nga posti i kryeministrit janë tjera dhe me prapavijë politike, që nuk kanë të bëjnë fare me Gjykatën Speciale. Me heshtje përveç se nuk mbrohet asgjë, ngritën dilema dhe shqetësime të mëdha. Është pak e besueshme të mos kenë folur asgjë! Të paktën Ramush Haradinaj është dashur t'i sqaroj prokurorit special për sakrificën që bëri me postin e kryeministrit. Sinqeriteti dhe hipokrizia nuk shkojnë përkrah njëra-tjetrës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë akoma ta diskutojnë dhe analizojnë dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj nga pozita e tij, ku arsyetimi i vetëm ishte se ka një ftesë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Edhe pse Haradinaj u zotua që në Hagë do të shkonte jo si kryeministër, por vetëm si qytetar i Kosovës, analistët mendojnë se ai nuk i është përmbajtur fare atij parimi, ngase dy ditë pas u zmbraps duke thënë se qeveria do të kryen të gjitha funksionet e qeverisë në dorëheqje, kurse ai edhe pozitën e kryeministrit në detyrë, në të cilën pozitë u paraqit edhe në intervistimin e parë në Hagë para prokurorit special, dhe jo si qytetar i thjeshtë i Kosovës.

Image

Sipas analistit politik, Florim Zeqa ky ndryshim qëndrimi është shkelje e parimeve që nuk e bënë një burrështetas dhe politikan serioz.

“Ramush Haradinaj e ka shkelur që në hapin e parë arsyetimin e tij për dorëheqje nga pozita e kryeministrit të vendit me qëllimin më të mirë për të mos shkuar në Hagë si kryeministër i Kosovës dhe për të mos e ulur imazhin e shtetit të Kosovës para kësaj gjykate, pasi vetëm dy ditë pas u zmbraps duke deklaruar se qeveria do të kryen të gjitha funksionet e qeverisë në dorëheqje, kurse ai edhe pozitën e kryeministrit në detyrë, në të cilën pozitë u paraqit edhe në intervistimin e parë në Hagë para prokurorit special dhe jo si qytetar i thjeshtë i Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

 

Zeqa konstaton se akti i dorëheqjes së deklaruar nga Haradinaj, për të mos shkuar në Hagë si kryeministër, është dashur të shoqërohet edhe me një emërim të ushtruesit të detyrës së kryeministrit, deri në formimin e qeverisë së re.

“Në mënyrë që në Hagë të shkojë veç si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër, sikur që ishte zotuar me rastin e dorëheqjes, prandaj ku veprim tani cilësohet shkelje e parimit dhe skandal politik. Edhe sikur të ishte kjo edhe një vizitë turistike për Hagë, Haradinaj është dashur që ta delegon edhe pozitën e kryeministrit tek njëri nga 5 zëvendësit e tij deri në zgjedhjen e qeverisë së re për të përmbushur deklarimin e tij të plotë se nuk dëshiron që ta dërgon Kosovën në Gjykatë Speciale”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, edhe mënyra e sjelljes gjatë intervistimit në heshtje, flet për një mbrapsje të tij nga deklarimi se po shkon atje për ta mbrojtur Kosovën dhe luftën e saj të drejtë.

“Haradinaj, dhe të intervistuarit e tjerë të Speciales, edhe pse po deklarojnë se janë mbrojtur të heshtur, nuk arsyetohet veprimi i tyre. Për shkak se me heshtje nuk mbrohet lufta e UÇK-së, përkundrazi në atë mënyrë e dëmtojnë më shumë vetën dhe UÇK-në. Mbrojtje heshtur apo heshtje në mbrojtje, është kjo dilemë që e mjegullon akoma më tepër të vërtetën e luftës çlirimtare”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, edhe akti i dorëheqjes dhe mbrojtja në heshtje nuk e arsyetojnë atë për çka është deklaruar, mbrojtjen e imazhit të shtetit të Kosovës dhe luftës së drejtë të UÇK-së.

“Përfundimisht duhet thënë, se nuk ka pasur asnjë logjikë, që Ramush Haradinaj të braktisë postin e kryeministrit për një "mbrojtje të heshtur". Kjo flet qartë, se arsyet e dorëheqjes së parevokueshme nga posti i kryeministrit janë tjera dhe me prapavijë politike, që nuk kanë të bëjnë fare me Gjykatën Speciale. Me heshtje përveç se nuk mbrohet asgjë, ngritën dilema dhe shqetësime të mëdha. Është pak e besueshme të mos kenë folur asgjë! Të paktën Ramush Haradinaj është dashur t'i sqaroj prokurorit special për sakrificën që bëri me postin e kryeministrit. Sinqeriteti dhe hipokrizia nuk shkojnë përkrah njëra-tjetrës”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)