Temperatura të larta edhe në Kosovë, moti për sot e vikend

  • 26 July 2019 - 07:57
Temperatura të larta edhe në Kosovë, moti për sot e vikend

Meteorologët thonë se sot do të kemi një ditë me mot të kthjellët e me temperaturat mjaft të larta ato do të sillën në mes 17 e 33 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët, kurse temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta ato do të sillën në mes 18 e 34 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, të dielën, por edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato në mëngjes do të sillën në mes 16 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 28 e 32 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)