Për tre ditë në Kosovë do të ketë bllokim të autostradave

  • 26 July 2019 - 09:30
Për tre ditë në Kosovë do të ketë bllokim të autostradave

Nga sot deri më 28 korrik në Kosovë do të organizohet gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour de Kosova”.

Policia e Kosovës njofton se Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët që do të përdorin autostradat në atë kohë.

(Kosova Sot Online)