Mitrovicë: Aktakuzë për personin që bleu cigare me monedha të falsifikuara

  • 26 July 2019 - 10:10
Mitrovicë: Aktakuzë për personin që bleu cigare me monedha të falsifikuara

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që iu gjetën monedha të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, dhe të njëjtit monedhat i kishte përdorur për të blerë cigare.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit L.H., në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njofton opinionin i pandehuri L.H., më 20 mars 2019, në Mitrovicë ka vënë në qarkullim monedha metalike, të cilat edhe pse e ka ditur që janë të falsifikuara, i ka përdorur në një kioskë dhe në një market për të blerë cigare. Të pandehurit, pas ndalimit nga policia, i janë konfiskuar po ashtu disa monedha metalike, të cilat pas ekzaminimit kanë rezultuar të falsifikuara.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

(Kosova Sot Online)