Pejë: Dhunë në familje, arrestohet një person

  • 26 July 2019 - 10:32
Pejë: Dhunë në familje, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar një person të komunitetit egjiptian, pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka kërcënuar dhe sulmuar verbalisht viktimat.

Gjatë kontrollit, të njejtit iu është sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka  kërcënuar dhe sulmuar verbalishtë viktimat. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancës e dysuar narkotike e llojit marihuanë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbjatje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)