Burri nga Rahoveci e bën gruan për spital

  • 26 July 2019 - 10:37
Burri nga Rahoveci e bën gruan për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar një perosn pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër.

Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti po hetohet.

“Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti  kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike  ndaj viktimës femër  K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit kujdestar  i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)