Haradinaj bën homazhe para varrit të Adem Demaçit

  • 26 July 2019 - 10:53
Haradinaj bën homazhe para varrit të Adem Demaçit

Në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare Adem Demaçit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë nderime para varrit të tij.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet burg.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999 ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së si dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2005 deri në vitin 2007.

Image

(Kosova Sot Online)