Alarmi për KQZ-në: Ja veprimi që pengon vjedhjen e votave

  • 26 July 2019 - 13:53
Alarmi për KQZ-në: Ja veprimi që pengon vjedhjen e votave

“I bëjë apel KQZ-së që ta bëjë të mundshme futjen e kamerave nëpër çdo klasë ku do të mbahen votimet, që nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 19 të mbylljes së vendvotimeve, si dhe gjatë numërimit të votave. Unë besoj shumë se vetëm me monitorimin të forcuar dhe transmetim të drejtpërdrejtë të menaxhimit nga vendvotimet, nga KQZ-ja, vëzhgimit nga Policia e Kosovës dhe qytetarët, vota do të mundë të ruhet, të mos abuzohet e të shkoj huq kësaj radhe, por të mbrohet dhe të garantohet pacenueshmëria dhe siguria e saj”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Dradan Grapci e sheh me shumë rrezik shkuarjen edhe në këto palë zgjedhje të reja me një ligj të vjetër të pa ndryshuar, pa reformën zgjedhore për të cilën është folur shumë e debatuar vite më parë, si nga politika vendore, shoqëria civile por edhe nga organizatat e huaja që monitorojnë proceset elektorale.

Image

Sipas Grapcit nuk është aspak rastësi lënia jashtë agjendës legjislative, nga viti në vit, nga një mandat tjetër qeverisë, plotësimi dhe ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve dhe të konstituimit e funksionimit të mekanizmave për menaxhimin e zgjedhjeve.

Sipas tij, është kjo politikë që ka abuzuar me votën dy dekada të plota dhe nuk mund të mbijetojë pa e bërë të njëjtin veprim, aq më tepër kur besimi i qytetarëve në politikë sa ka ardhur dhe është humbur më shumë.

“Është një pikëpyetje e madhe këtu se a e kanë lënë në harresë me qellim apo pa qëllim çështjen e reformës zgjedhore.

Është pikëpyetje se a e kanë lënë qëllimisht, kanë “harruar” të merren me këtë temë për shkak se kanë qenë duke bërë plane se si ta varfërojnë Kosovën deri në atë masë sa që qytetarët të mendojnë dhe të fillojnë ikjen nga vendlindja e tyre për shkak të humbjes së shpresës nga nepotizmi, familjarizimi e krimi i organizuar e korrupsioni në shtet”, tha Grapci për “Kosova Sot Online” .

Grapci nuk e fsheh aspak dyshimin që lënia pa e trajtuar këtë çështje nga deputetët, ka prapavijë të vazhdimit të abuzimit, sepse ndryshe edhe rezultati zgjedhor vazhdimisht po del në minus.

“Jam pak i habitur si ka mundësi që çështja për reformë zgjedhore më nuk është përmendur me atë seriozitetit që ka nevojë, nga ndonjë deputet gjatë këtyre 8 viteve. Kjo heshtje e deputetëve dhe partive politike, mendoj se flet mjaftueshëm për frikën që ia kanë reformës ngase në qoftë se finalizohet si duhet, nëse aprovohet reforma zgjedhore nuk, partitë politike dhe gjuetarët e tyre për vota në ditën e votimit nuk do të kishin hapësira dhe mundësi të vjedhjes së votave, nuk do të kishin mundësi të blerjes së votave sikur zarzavatet në treg, as gjatë procesit të votimit dhe as pas përfundimit të votimit dhe fillimit të numërimit të votave”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, një dritë shprese në këto zgjedhje mbetet tek monitorimi më i madh ndërkombëtar dhe rritja e numrit të vëzhguesve nga BE-ja dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Më tej, Grapci shton se për të pasur një transparencë më të madhe në zgjedhjet që po i presim dhe për të eliminuar sado pak hapësirën e errët të abuzimit, do të duhej bërë një investim më të madh në proces dhe gjithçka të monitorohet me kamera.

“I bëjë apel KQZ-së që ta bëjë të mundshme futjen e kamerave nëpër çdo klasë ku do të mbahen votimet, që nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 19 të mbylljes së vendvotimeve, si dhe gjatë numërimit të votave. Unë besoj shumë se vetëm me monitorimin të forcuar dhe transmetim të drejtpërdrejtë të menaxhimit nga vendvotimet, nga KQZ-ja, vëzhgimit nga Policia e Kosovës dhe qytetarët, vota do të mundë të ruhet, të mos abuzohet e të shkoj huq kësaj radhe, por të mbrohet dhe të garantohet pacenueshmëria dhe siguria e saj”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)