Qeveria e nis kujdestarinë, të gjithë ministrat shkojnë te kryeministri i dorëhequr

  • 26 July 2019 - 14:34
Qeveria e nis kujdestarinë, të gjithë ministrat shkojnë te kryeministri i dorëhequr

Një javë pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj ftoi ministrat në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Por, nga PDK, ministrat e kësaj partie u thanë nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit. Megjithatë, sot të gjithë këta janë prezentë në mbledhjen e thirrur.

Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e thirrur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Një ditë pasi që ky i fundit u kthye nga Haga, Haradinaj ftoi ministrat në detyrë në mbledhjen e rregullt javore të qeverisë.

Por, diskutabile qe fakti nëse PDK do t’i përgjigjej pozitivisht kësaj ftese. Ministrat e Veselit kishin deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në mbledhjen e thirrur, derisa nga Nisma ishin deklaruar se do të merrnin pjesë. Mirëpo, sot në mbledhjen që vecse ka nisur të gjithë ministrat janë prezentë.

Kujtojmë se sot është bërë një javë e plotë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Kjo mbledhje ngriti reagime të shumëta, pasi që njohësit e cështjeve juridike thanë se Qeveria në largim nuk ka kompetenca për të ndërmarrë asnjë veprim.

(Kosova Sot Online)