Haradinaj çon pyetje në Kushtetuese për ta qartësuar a ka të drejtë të thërras mbledhje të Qeverisë

  • 26 July 2019 - 14:55
Haradinaj çon pyetje në Kushtetuese për ta qartësuar a ka të drejtë të thërras mbledhje të Qeverisë

Është diskutuar shumë nëse ka të drejtë që Rasmsh Haradinaj të thërrasë mbledhje të Qeverisë, edhe përkundër faktit se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet sot, Haradinaj ka propozuar që për ta sqaruar ligjërisht këtë situatë do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Një gjë të tillë e kanë kundërshtuar, Enver Hoxhaj, dhe ministri Bedri Hamzaj.

“Nuk mendoj që duhet të marrim vendim për të quar situatën në Gjykatën Kushtetuese, që të mos e bllokojmë vendin. Por nuk mund të merren vendime për borde, çborde, apo shpronësime. Pra nuk mund të sillet asnjë pikë për miratim”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë.

Pas fjalës së Hoxhajt, Haradinaj ka thënë që mund të zgjedhin nëse dëshirojnë të repsektojnë qëndrimin e zyrës Ligjore të Kryeministrisë, apo t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri në dorëhqeje ka potencuar vazhdimisht se nuk dëshiron që të lejojë krijimin e vakumit institucional.

“Nëse doni i drejtohemi Kushtetueses  apo të repsektojmë qëndrimin e Zyrës Ligjore. Mund të mos marrim vendim edhe sot. E lëjmë pa epilog këtë diskutim, apo i japim epilog sot. E di që Kushtetuesja mund të marrë shumë kohë. Por unë duhet me iu drejtu Kushtetueses, sepse nuk guxoj të lë vendin në vakum institucional”, ka thënë Haradinaj.

Ka folur edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili ka propozuar një mbledhje të krerëve të koalicionit, për të vendosur që më pas se si procedohet.

“Do të kishte qenë e mirë që të ketë një takim të krerëve të koalicionit. Çdo diskutim të vendoset brenda kuadratit ligjor. Mundësisht partnerët e koalicionit të diskutojnë situatën. Çfarëdo marrëveshje të jetë brenda kuadratit, nuk e përjashton që pastaj qeveria t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamzaj.

Në fund Haradinaj ka obliguar Zyrën Ligjore të Kryeministrisë që të hartojë pyetjen për Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se shpreson që Gjykata do të kthejë një përgjigje të shpejtë dhe serioze, bazuar në situatën që gjendet vendi. 

(Kosova Sot Online)