Aktori i njohur shqiptar fshikullon Ramën: I lartë është dhe plepi, por e dhj*sin sorrat!

  • 26 July 2019 - 21:44
Aktori i njohur shqiptar fshikullon Ramën: I lartë është dhe plepi, por e dhj*sin sorrat!

Pavarësisht se dy ditët e fundit policia nuk është shfaqur para godinës së Teatrit Kombëtar, artistë dhe qytetarë të Tiranës kanë edhe sot në protestë, për të mbrojtur godinën ashtu siç kanë bërë prej mëse një viti.

Këtë të premte në podiumin e ngritur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, ka dalë aktori i mirënjohur shqiptar Mehdi Malkaj. Aktori fillimisht ka kërkuar ndjesë që nuk ka qenë prezent në ditët e fundit në mbrojtje të Teatrit dhe më pas i është referuar kryeministrit Rama.

Përmes një ironie mjaft të gjetur, Malkaj i ka kujtuar Ramës vitin 2013, kur ai në fjalimin e tij të parë si kryeministër deklaronte se do të ishte kryeshërbëtori i shqiptarëve. Malkaj është shprehur se Rama duhet të kujtojë fjalët e tij dhe të kuptojë se artistët dhe qytetarët janë kryepronarët e tij dhe se ata nuk e dëshirojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në mbyllje të fjalës së tij, aktori ka bërë një batutë të fortë, duke i thënë Ramës se i lartë (i gjatë si kryeministri) është dhe plepi, por e dhj*sin sorrat”.

“I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Po ta them edhe si të njohur. Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Nuk varet nga gjatësia sa i zgjuar je. I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat…”, deklaroi aktori Mehdi Malkaj.

Për më tepër shikoni videon:


(Kosova Sot Online)