Aksidenti që u mori jetën 3 qytetarëve, Rahoveci të hënën e shpall “Ditë Zie”

  • 27 July 2019 - 08:06
Aksidenti që u mori jetën 3 qytetarëve, Rahoveci të hënën e shpall “Ditë Zie”

Qyteti i Rahovecit është tmerruar dje nga një aksident i rëndë si pasojë e të cilit humbën jetën tre qytetarë.

Institucionet e kësaj komune kanë marrë vendim që ditën e hënë (29 korrik), ta shpallin ‘Ditë Zie”

Kështu ka vendosur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pas aksidentit tragjik, ku humben jetën tre qytetarë.

“Të nderuar bashkëqytetarë, Në përputhje me kompetencat e mia si kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec!

(Kosova Sot Online)