Flet ish agjenti i SHIK-ut: Këta persona tradhtuan Enver Zyberin

  • 27 July 2019 - 08:09
Flet ish agjenti i SHIK-ut: Këta persona tradhtuan Enver Zyberin

Janë bërë tetë vjet nga vdekja e heroit të Kosovës, policit Enver Zymberi.

Për vrasjen e Zyberit ka reaguar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai shkruan në Facebook se, tetë vjet më parë u dërguan në pritë Policia e Kosovës dhe iu bë tradhti nga siç e quan Miftari, Hashimët, Batonët e Stanishiqët.

“Sot 8 vite kur u dërguan në prit policët tanë totalisht të pa përgatitur në tradhtinë e madhe të Hashimve, Batonve dhe Stanishiçve, jeta ndoshta harrohet por vdekja e juaj nuk harrohet kurrë dëshmorë i kombit Enver Zymberi”, shkruan ai.

Ai shpreson dhe është is sigurt se po vjen koha kur një dit ata që e tradhtuan Kosovën edhe Zyberin “por edhe ata që ju vranë juve do të përgjigjen para ligjit të shtetit të Kosovës”.

“Kosova kurrë nuk bën e mos me marrë hak për mijëra djem e vajza të saj, të vrarë në detyrë të shenjt në mbrojtjes të atdheut tonë”, potencon ai.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

(Kosova Sot Online)