Ja kush e thotë: PDK tronditet, ja ndëshkimi i rëndë që e pret...

  • 27 July 2019 - 08:12
Ja kush e thotë: PDK tronditet, ja ndëshkimi i rëndë që e pret...

“PDK-ja vërtetë është ajo që për dy dekada me radhë, eksplicit i ka kaluar të gjitha limitet e mundshme të rrenave dhe mashtrimit, duke rrezikuar edhe vendin me ndarje dhe shuarjen e tërësishme të shtetësisë tonë të brishtë, ndaj dhe as që ka më se çfarë tu ofrojë qytetarëve përveç tradhtisë klasike dhe ndarjes së Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e reja të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti, sipas analistit politik, Gani Qarri, do të jenë një shans i mirë për ndëshkimin që duhet t’i ndodhë klasës politike të vendit, e cila për dy dekada e ka zhvatur dhe gënjyer qytetarin e Kosovës.

Image
Gani Qarri

Sipas Qarrit, subjekti më shënjestruar politik, për mashtrim, krim e korrupsion dhe që duhet të merr ndëshkimin qytetar, është PDK-ja, derisa subjektet tjera politike, kush më shumë e kush më pak, akoma mundë të reformohen, ristrukturohen dhe ta fitojnë besimin qytetar.

“Përveç PDK-s, të gjitha partitë tjera, ndoshta edhe këtë herë do të mundohen apo edhe arrijnë pjesërisht, të gjejnë ndonjë lloj "opiumi" mashtrues gjysmë-joshës si formë tradicionale vendore për grabitjen e sadopak votave nga qytetarët, por nuk dua ta besojë më, se përsëri, këtë do të mund ta bëjë edhe partia e dështuar dhe tërësisht e denigruar e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e cila ka filluar ta rrezikojë hapur tërësinë territoriale dhe ekzistencën e Shtetit të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

E, se a do të mundë të reflektonte këtë herë në legjitimitetin e rezultatit zgjedhor, abstenimi i qytetarëve nga votimi për shkak të zhgënjimit të madh dhe mashtrimi që ju është bërë nga qeverisjet e deritanishme të dështuara dhe premtimet e pa realizuara, qoftë nga pozita apo edhe nga opozita që e ka provuar pushtetin, Qarri thotë se është vështirë të konstatohet, ngase shifrat e votuesve edhe po manipulohen.

“Është vështirë të konstatohet kjo për faktin se ekskluzivisht PDK-ja është mësuar që për dy dekada me radhë, të sundojë me manipulime, duke dhënë përmes komisionit të ndikuar, jo gjithmonë numrin e saktë të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje për numrin e votave të nevojshme, të prodhuar në mënyrë artificiale nga SHIK-u, për të qëndruar PDK-ja në pushtet, dhe vazhduar ajo-në vijimësi me sundimin e vendit”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, ai thotë se për zhgënjimin e qytetarëve në politikë nuk mundë të shfajësohen as subjektet tjera, prandaj qytetari duhet ta tregoj zhgënjimin e vetë jo duke abstenuar, por duke votuar në mënyrë masive dhe duke ndëshkuar me votë.

“Meqenëse asnjë nga partitë aktuale politike nuk mund të lirohen nga përgjegjësia, në zgjedhjet të cilat do duhet të mbahen sidomos tani pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, unë mendojë se jo me abstenim, por me pjesëmarrje masive dhe votimin me një JO të madhe do të de legjitimoheshin dhe dërgoheshin përfundimisht në pension të "merituar" politikanët e kriminalizuar dhe mafio-politika që e izoloi Kosovën nga e gjithë bota dhe sollën në këtë gjendje kaq të rëndë e të pa rrugëdalje qytetarët dhe gjithë vendin”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndëshkimi më i madh sipas tij, duhet ta godet gjithsesi PDK-në, që plotë 5 mandate ka qeverisur keq me vendin.

“PDK-ja vërtetë është ajo që për dy dekada me radhë, eksplicit i ka kaluar të gjitha limitet e mundshme të rrenave dhe mashtrimit, duke rrezikuar edhe vendin me ndarje dhe shuarjen e tërësishme të shtetësisë tonë të brishtë, ndaj dhe as që ka më se çfarë tu ofrojë qytetarëve përveç tradhtisë klasike dhe ndarjes së Kosovës, të cilën kuislingu Hashim Thaçi në dy vitet e fundit, e ka ofertë PRIMARE dhe e proklamon hapur në të gjitha paraqitjet e tij publike, për çka edhe duhet të dënohet përfundimisht nga votuesi”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)