Akuza e rëndë: Ky skandal ndodhë vetëm në Kosovë, Thaçi duhet që...

  • 27 July 2019 - 08:26
Akuza e rëndë: Ky skandal ndodhë vetëm në Kosovë, Thaçi duhet që...

“Nëse vazhdohet me marrjen e pagave automatikisht Kosova do të hyn në një krizë financiare ku do të humbet qindra mijëra euro vetëm nga pagat e ministrave dhe zëvendës ministrave. Kjo është arsye pse unë kërkoj nga presidenca, më saktësisht nga presidenti aktual Hashim Thaçi, që me dekret presidencial, vendim, të jua ndërpres pagën këtyre ministrave dhe zëvendës ministrave deri në krijimin e qeverisë së re”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse Qeveria Haradinaj është në dorëheqje, i gjithë kabineti qeveritar, ministrat dhe zëvendës ministrat do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre, edhe për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tyre.

E lidhur me këtë, eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci thotë se ky është një skandal që ndodhë vetëm në Kosovë, dhe nuk është gjë tjetër veç se zhvatje edhe më tej e buxhetit të shtetit, sikur që është zhvatur tash e dy vite me qeverisjen e korruptuar.

Image
Dardan Grapci

Ky skandal i radhës, sipas Grapcit, do të duhej ndalur menjëherë me urdhër të presidentit të Kosovës, ngase derisa qeveria është në dorëheqje.

“Ai duhet të luaj rolin e vetë kushtetues për sigurinë nacionale të shtetit, edhe për stabilitetin ekonomik, ngase ndryshe, me një qeveri kaq megalomane, që ka dalë jashtë funksionit, me pagat e tyre të rritura, mundë të bankrotoj shteti. Unë them që për masën e ndërprerjes së pagave të ministrave dhe zëvendës ministrave duhet të jep urdhër presidenti aktual, Hashim Thaçi. Nuk e ka asnjë kuptim tani dhe asnjë arsye logjike që derisa qeveria Haradinaj është në dorëheqje ministrat dhe zëvendës ministrat të marrin pagat e tyre sipas asaj që ju ka takuar deri më tani kur ishin në funksion dhe kryenin detyrat sipas ligjit dhe mandatit kushtetues të zgjedhur”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gracit, në një shoqëri normale, stafi qeveritar politik, ministrat dhe zëvendëskryeministrat, do të duhej hequr dorë edhe vullnetarisht nga pagat, pasi ato janë të pa përballueshme për buxhetin e varfër të Kosovës.

“Duke e ditur që Kosova është në një krizë ekonomike, dhe duke e ditur që pagat i kanë mbi 2000 euro, ministrat dhe zëvendësministrat do të duheshin vet të deklarohen që pasi qeveria aktuale është në fazën shkarkimit, të mos marrin pagat që nuk ju takojnë. Nëse vazhdohet me marrjen e pagave automatikisht Kosova do të hyn në një krizë financiare ku do të humbet qindra mijëra euro vetëm nga pagat e ministrave dhe zëvendës ministrave. Kjo është arsye pse unë kërkoj nga presidenca, më saktësisht nga presidenti aktual Hashim Thaçi, që me dekret presidencial, vendim, të jua ndërpres pagën këtyre ministrave dhe zëvendës ministrave deri në krijimin e qeverisë së re. Pagesa e pagave te fillohet nga dita e votimit në kuvend të përbërjes së re ta kabinetit qeveritar të dalë nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)