Alarmi për krim në familje “ngre në këmbë” policinë, burri kërcënon me jetë gruan e fëmijët. Në banesë i gjenden…

  • 27 July 2019 - 11:10
Alarmi për krim në familje “ngre në këmbë” policinë, burri kërcënon me jetë gruan e fëmijët. Në banesë i gjenden…

Reagimi në kohë i Policisë parandalon një krim në familje. Ngjarja ka ndodhur ne Elbasan, ku polciia u njoftua se burri, 36 vjeçar kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj.

Policia ka bere arrestimin e shtetasit  F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan. Sipas saj, ai kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtepinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ne kohen qe e arrestoi sekuestroi edhe 27 granata ofensive dhe difensive. 

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka marrë njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtepinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

(Kosova Sot Online)