Dy femra rrahin një mashkull në Prizren

  • 27 korrik 2019 - 11:26
Dy femra rrahin një mashkull në Prizren

Dy femra e kanë bërë për spital një mashkull në Prizren.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy femra të Shqipërisë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një mashkull turk, shtetas të Gjermanisë.

Viktima dhe të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

“Janë arrestuar dy femra shqiptare të R. Shqipërisë pasi që të njëjta kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull turk shtetas i R. Gjermanisë. Viktima  dhe të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)