Vrasja e Presidentit të Çamërisë: E kidnapua, e vranë dhe e copëtuan me sharrë trupin e tij

  • 27 July 2019 - 12:31
Vrasja e Presidentit të Çamërisë: E kidnapua, e vranë dhe e copëtuan me sharrë trupin e tij

Sipas të dhënave dhe përshkrimeve jozyrtare nga policia holandeze, likuidimi i Presidentit të Republikës së Çamërisë, Festim Lato i ngjanë likuidimit të Jammal Kashoggi në Ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Si rrodhën ngjarjet:

Festim Laton e kidnapuan ditën e hënë, datë 15 korrik 2019, e torturuan mizorisht rreth 48 orë, e vranë më 17 korrik 2019 dhe më pastaj e copëtuan trupin e tij. Pas vrasjes dhe copëtimit me sharrë,  trupi i pajetë është hedhur në një kanal për të fshehur gjurmët. Policia holandeze i ka konfirmuar familjarëve gjetjen e substancave radioaktive në mbetjen mortore të Presidentit të Republikës së Çamërisë, shkruan balli kombetar. 

Përpos konfirmimit të informacionit të mësipërm ku përshkruhet vrasja e Presidentit të Çamërisë, nga Policia Holandeze priten edhe informacione shtesë në formë të Raportit Zyrtar të Policisë. Hetimet vazhdojnë dhe ato nuk kanë përfunduar ende, vazhdojnë të pohojnë zyrtarët e Policisë Holandeze.

(Kosova Sot Online)