Dhe turistët në krizë, ‘lypin’ rrugëve për birrë dhe hashash

  • 27 July 2019 - 18:49
Dhe turistët në krizë, ‘lypin’ rrugëve për birrë dhe hashash

Një foto e dy turistëve të huaj po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fotoja që dyshohet se është shkrepur në Shkodër tregon dy turistë të ulur në rrugë duke kërkuar të holla me një tabelë para. Ajo që të bie në sy është fakti që ata përbri pankartës mbajnë një filxhan ku mund t’u hedhësh lekë që t’ua bësh të mundur blerjen e birrës dhe hashashit.

Në karton shkruhej:

For Beer and Weed (për birrë dhe hashash).”

Ndërkohë duket se turistët e veçantë janë parë dhe në Tiranë po me të njëjtën tabelë në dorë. Duket se kanë vendosur që pushimet e tyre ti kalojnë pa harxhuar para dhe duke i siguruar ato nëpërmjet lypjes.

(Kosova Sot Online)