Ish-presidenti gjerman shpëtohet pas përmbytjes së varkës

  • 27 July 2019 - 22:59
Ish-presidenti gjerman shpëtohet pas përmbytjes së varkës

Ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpëtua sot pasi një varkë e vogël në të cilën po lundronte u përmbys në ujëra të cekëta, sipas Policisë Federale Kriminale (BKA).

Sipas zëdhënësit të tij, 79-vjeçari ishte në gjendje të mirë dhe pa dëmtime, pasi varka u përmbys në ujërat e qetë të detit Balltik pranë qytetit Vustrov.

Një anije nga Shërbimi Detar Gjerman për Kërkim dhe Shpëtim (DGzRS), një organizatë që dikur Gauck ka qenë drejtuesi, nxori ish-kreun e shtetit nga uji.

“Ish-presidenti federal ishte në gjendje që të provonte personalisht gatishmërinë tonë për veprim”, thotë DGzRS-ja në një deklaratë.

Sipas forcave të shpëtimit, anija u përmbys në një zonë me thellësi vetëm 90 centimetra për shkak të erës së fortë.

Gauck, një ish-pastor luteran, ishte presidenti i Gjermanisë nga viti 2012 deri në vitin 2017. 

(Kosova Sot Online)