Bisedimet me Serbinë, kjo është kërkesa për qeverinë e re të Kosovës

  • 28 July 2019 - 07:41
Bisedimet me Serbinë, kjo është kërkesa për qeverinë e re të Kosovës

“Kuptohet dhe kërkohet që qeveri e re me duhet ti qaset këtij procesi me një reflektim dhe riformulim të ri. Ekipi për bisedime duhet të përbëhet me figura të reja, nga përfaqësues që deri tani nuk kanë qenë asnjëherë në proces, me kryeministër dhe ministra të dikastereve përgjegjëse, ti merret mandati prijës presidentit dhe të kyçet edhe krye parlamentari, që do të thotë se edhe qeveria e re duhet ketë guximin që t'i vendos kushte Serbisë dhe BE-së për vazhdimin e dialogut në Bruksel”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Gurazi thotë se platforma e Kosovës ne bisedimet me Serinë në Bruksel, duhet të pësojë ndryshim jo vetëm në format të ekipit, por edhe në bazamentin e dokumenteve strategjike dhe temave që do të shtrohen.

Image

“Kuptohet dhe kërkohet që qeveri e re me duhet ti qaset këtij procesi me një reflektim dhe riformulim të ri. Ekipi për bisedime duhet të përbëhet me figura të reja, nga përfaqësues që deri tani nuk kanë qenë asnjëherë në proces, me kryeministër dhe ministra të dikastereve përgjegjëse, ti merret mandati prijës presidentit dhe të kyçet edhe krye parlamentari, që do të thotë se edhe qeveria e re duhet ketë guximin që t'i vendos kushte Serbisë dhe BE-së për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Por këtu duhet pasur kujdes edhe votuesit që do të dalin në zgjedhje se kujt po ja adresojnë votën e tyre të shenjtë pasi tani jemi në dijeni se zgjedhjet do të ndodhin dhe nga këto zgjedhje duhet të dalin institucionet dhe figurat politike që do ta përfaqësojnë shtetin në bisedime”, tha analisti, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu shton se Serbia duhet të pranojë krimet dhe dëmet e luftës, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve.

“Duhet të ndryshon tani rrënjësisht strategjia e bisedimeve, vazhdimit të dialogut me Serbinë pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, qeveri e re,me njerëz të ri që reflektojnë në të mirën e Kosovës dhe me kushte të reja kundër Serbisë,në favor të Kosovë,dhe kjo do ishte ajo që kërkohet edhe nga vet qytetarët dhe nga opozita. Ndër kushtet e para duhet të jetë kërkim falja nga pala serbe, pranimi i fajësisë për krimet dhe dëmet e luftës dhe garanci për kompensimin e tyre së bashku me zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur”, shtoi Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Për tu arritur ky objektiv, sipas Guraziut, politika duhet të lë anash ndarjet për interesa të ngushta dhe të flas me një zë.

“O tani o kurrë është më se e nevojshme të arrihet formula bashkimit të veprimit dhe zërit politik kundërshtues opozitar për pazare politike me Serbinë duke ndërtuar ë një dokument strategjik të interesit nacional i cili do të miratohej në legjislaturën e re në muajin e parë pasi të jetë konstituuar, për të arritur hapin dhe mos u vonuar në këto bisedime”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)