Skenari mashtrues i Shpend Ahmetit, ky është paralajmërimi i rëndë për LDK-në

  • 28 July 2019 - 07:44
Skenari mashtrues i Shpend Ahmetit, ky është paralajmërimi i rëndë për LDK-në

“Për LDK-në si parti e udhëhequr nga njerëz të vjetruar me ngarkesa të një ideologjie të dështuar të shekullit të kaluar nga sistemi jugosllav Tito-komunist, koalicioni eventual edhe me një segment tjetër të krimit të organizuar siç po konsiderohet partia e Shpend Jahtit, vërtetë mund të jet totalisht shkatërruese”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë duke parë skenën e pa ndryshuar politike të Kosovës, e cila në këto zgjedhje të reja të vjeshtës së hershme po futet pa ndonjë alternativë të re, me njerëz të ri dhe të pa sprovuar deri më tani në politikë, pa afera e me kredibilitet akademik, druajnë se çfarëdo koalicioni i ri që ndërtohet, mes partive ekzistuese, e ku do të përfshihej edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit, satelit i Klanit Pronto, do të ishte një koalicion i rrezikshëm shkatërrimtar për të ardhmen e Kosovës.

Image

Madje shkatërrues konsiderohet një koalicion për të ardhmen e LDK-së, nëse ky subjekt politik gabon dhe e merr nën strehë PSD-në dhe kandidatët e këtij subjekti politik futen në listën zgjedhore të LDK-së.

Sipas analistëve politikë, LDK-ja gjithsesi do të duhej refuzuar çfarëdo koalicioni me Shpend Jahtin dhe PDK-në sepse që tani po hetohen pazaret e Shpend Ahmetit me klanin kriminal COCA COLA ZERO, duke tentuar qe përmes LDK-së të hyj në parlament dhe të kaloj pragun zgjedhor, e më pas të bëhet pjesë e pazareve dhe e qeverisë.

Analisti politik, Gani Qarri mendon se LDK-ja duhet të reformohet, ristrukturohet me njerëz të rinj dhe të mos mbetet nën ombrellën e ish figurave të sistemit të kaluar komunist, të cilat do të lidheshin në koalicion me Shpend Ahmetin, pasi kjo do të jetë vetëvrasje e madhe politike, një qasje shkatërrimtare.

“Për LDK-në si parti e udhëhequr nga njerëz të vjetruar me ngarkesa të një ideologjie të dështuar të shekullit të kaluar nga sistemi jugosllav Tito-komunist, koalicioni eventual edhe me një segment tjetër të krimit të organizuar siç po konsiderohet partia e Shpend Jahtit, vërtetë mund të jetë totalisht shkatërruese. Për aq më tepër duke pasur parasysh faktin se ditëve të fundit janë shpeshtuar zërat edhe për një koalicion të sërishëm të LDK-së me PDK-në, bazuar në përvojën e hidhur të LDK-së, me partinë e Hashim Thaçit, si dhe futja në listë e kandidatëve të PSD-së së Shpend Jahtit në mënyrë që ata ta kalojnë pragun zgjedhor dhe bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Nëse do të ndodhë një skenar i tillë, sipas Qarrit, LDK përfundimisht do të zhbëhet dhe del nga skena politike e Kosovës si e humbur dhe dekompozuar si parti politike.

“Kjo do ta fundoste përfundimisht LDK-në edhe ashtu të pa reformuar dhe me një udhëheqje më të vjetruarën në nivel vendi, praktika e veprimit të të cilëve, është shumë "de-mode" për kohën,si dhe një vi nga një sistem i huaj dhe epoka e qindvjeçarit të kaluar’, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)