Gjakovari rrah gruan, arrestohet

  • 28 July 2019 - 08:57
Gjakovari rrah gruan, arrestohet

Të premten në orët e mbrëmjes, Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 26.07.2019-23:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor “, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)