Të shtëna armësh në parkingun e diskotekës në Pejë, lëndohet roja

  • 28 July 2019 - 08:58
Të shtëna armësh në parkingun e diskotekës në Pejë, lëndohet roja

Roja i një diskoteke në Pejë ka pësuar lëndime trupore, nga të shtënat me armë zjarri në parkingun e saj. Ai është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima kishte dëgjuar dy shpërthime dhe të shtëna në parking, ndërsa më pas e kishte pësuar edhe vetë nga to.

Nga të shtënat janë dëmtuar edhe disa vetura.

“Viktima mashkull K-Shqiptar roje në parkingun e një diskoteke, ka njoftuar se ka dëgjuar dy shpërthime dhe disa të shtëna armesh. Si pasoj e të shtënave i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar disa vetura”, njofton Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)