Katër persona lëndohen pas një përleshjeje në Podujevë

  • 28 July 2019 - 09:09
Katër persona lëndohen pas një përleshjeje në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj të dyshuar në Podujevë, dy prej tyre me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

“Podujevë 27.07.2019-02:27. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, dy prej tyre  me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.  Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)