Transportonin ilegalisht domate, ndalohen nga policia

  • 28 July 2019 - 09:34
Transportonin ilegalisht domate, ndalohen nga policia

Policia e Kosovës në rajonin e Leposaviqit ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj, boshnjak. Të njëjtit  me një kombi po transportonin mbi 600 kilogramë domate të cilat kishin qenë pa dokumentacion përcjellës.

Policia rastin e ka iniciuar si ‘tegeti e ndaluar”. Ndërkohë ndaj të dyshuarve nisin hetimet. Ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq 27.07.201 – 21:55. Raportohet se njësia policore ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj Boshnjak shtetas të Serbisë të cilët me një kombi transportonin rreth 600 kg domate pa dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit rasti inicohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)