S’mbuloi dot shpenzimet e dasmës, nusja detyron të ftuarit të paguajnë

  • 28 July 2019 - 10:47
S’mbuloi dot shpenzimet e dasmës, nusja detyron të ftuarit të paguajnë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, ku nusja dhe dhëndri nuk kanë arritur të mbulojnë shpenzimet e dasmës, kështu që i kanë kërkuar të ftuarve të paguajnë shpenzimet e tyre.

Seyi Akiwowo e shpërndau këtë histori në profilin e saj në Twitter, ku tregonte mesazhin që nusja i kishte dërguar asaj, duke i kërkuar ti jepte paratë në llogarinë që ajo i kishte shënuar.

“Përshëndetje Seyi, si po kalon?

E shijove dasmën tonë dhe kohën e kaluar në Cluj? E shijoi dhe shoku yt?

Duket se e shijuat shumë, por kjo nuk është reflektuar në kontributin tuaj për shpenzimet e dasmës tonë. Morëm 20 euro nga ty dhe 5 nga miku yt, që janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e menusë dhe pijeve, pa përmendur organizimin e festës së të shtunës. Kontributi mesatar ishte 100 euro personi, por edhe 75 do të mjaftonin për të mbuluar kostot.”

(Kosova Sot Online)