Profesori i njohur alarmon rëndë Haradinajn për Thaçin

  • 28 July 2019 - 13:16
Profesori i njohur alarmon rëndë Haradinajn për Thaçin

“Një fakt është i pa mohueshëm tani se Kosova gjendet ne rrezik për tu ndare. Nuk e besoj që ka forca aktuale që mundë ta ndalin. Qeveria është në ikje. Kuvendi do të shpërbëhet. Ndërsa takimi për vazhdimin e bisedimeve tani më veç është caktuar dhe ai në shtator do të mbahet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pas pyetjes së dërguar nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në Gjykatën Kushtetuese, për tu qartësuar detyrat dhe obligimet e tij ligjore e kushtetuese deri në zgjedhjen e qeverisë së re, pas shumë reagimeve në opinionin publikë rreth vazhdimit të angazhimit të tij në qeveri edhe në cilësinë e të dorëhequrit, ka reaguar profesori i së drejtë Muhamet Kelmendi.

Image

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shumë pak rastë të rralla që ka sjellë gjykime të pa varura dhe profesionale.

Sipas Kelmendit, kjo gjykatë tani mundë të sjellë edhe vendim që i shkon për shtati Hashim Thaçit, për të vazhduar bisedimet për ndarjen e Kosovës, duke e lënë jashtë loje kryeministrin në dorëheqje.

“Gjykata Kushtetuese është krijuar dhe detyrë kryesore ka mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë së vendit, si aktet më të larta juridike dhe kjo është detyra kryesore ligjore.

Mirëpo çështja qëndron dhe varet shumë nga fakti se sa është kjo gjykatë e pavarur nga politika sepse vetë trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët e ardhur nga skena politike ku shumë prej tyre kanë qenë anëtar të PDK-së ose të LDK-së”, tha profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, politike ka qenë edhe përbëra e parë, e dyta dhe e trata tani, prandaj është pritje e dyshimtë që të vendoset drejtë.

“Edhe ne zgjedhjen e fundit, para tre a katër viteve, u zgjodhën anëtarët e kësaj gjykate po nga këto dy parti. Kjo lidhje e gjyqtarëve me subjektet politike është fakt domethënës për jo ligjshmërinë e kësaj gjykate me Kushtetutën” theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese u tregua krejtësisht e politizuar edhe me rastin e para disa muajve, sa ju takon pronave që ju dhanë Manastirit të Deçanit.

“Dua këtu të përmendi verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me pronën e paluajtshme të dhënë në favor të Manastirit të Deçanit. Ky ishte një vendim tipik antikushtetues dhe tepër jo ligjor. Raste të tilla ka mjaftë”, shtoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, tanimë po shihet që edhe tek interpretimi rreth ekipit negociator, që ndikimi ka qenë nga Hashim Thaçi, në mënyrë që atij të mos i përzihet askush në vazhdimin e bisedimeve për ndarjen e Kosovës.

“Natyrisht se edhe te Ekipi Negociator kishte mundësi veprimi kjo Gjykatë. Asnjë anëtar i kësaj gjykate nuk kishte lidhje me ekipin. Në fakt ky vendim i shkon për shtati vetëm z. Hashim Thaçit dhe jo natyrisht edhe Kryeministrit dhe tash kemi një verdikt që legjitimon punën e organeve”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

E si do të veprojë në rastin Haradinaj, ai thotë se duhet të presim e të shohim, mirëpo rreziku i favorizimit të Hashim Thaçit për procesin e ndarjes, sipas Kelmendit, është tepër i madh.

“Një fakt është i pa mohueshëm tani se Kosova gjendet ne rrezik për tu ndare. Nuk e besoj që ka forca aktuale që mundë ta ndalin. Qeveria është në ikje. Kuvendi do të shpërbëhet. Ndërsa takimi për vazhdimin e bisedimeve tani më veç është caktuar dhe ai në shtator do të mbahet”, përfundoi profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)