Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen Fushë Kosovë

  • 28 July 2019 - 18:58
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen Fushë Kosovë

Është vetëdorëzuar i dyshuari për plagosjen e një personi sot në Tregun e veturave në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. 

“Sot rreth orës 12 është vetëdorëzuar në stacionin e policisë i dyshuari për plagosje në Fushë Kosovë. Policia po vazhdon proceduar e rregullta në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Viktima është në spital duke marrë tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)