Akuza të rënda kundër Shpend Ahmetit: Po i mbushë xhepat para se të ikë nga politika

  • 28 July 2019 - 19:34
Akuza të rënda kundër Shpend Ahmetit: Po i mbushë xhepat para se të ikë nga politika

“Banda kriminale e nëntokës në komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga krye urithi, krye hajni, Shpend Ahmeti, me ata këlyshët që i ka rrotull është duke bërë kërdi me ndërtimet pa leje, por natyrisht se këto lejohen për ata që ia trashin xhepat kësaj bande kriminale duke harruar se do të kenë pasoja për qytetarët e Prishtinës dhe përreth”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj duke u bazuar në të gjitha raportet negative që flasin për qeverisjen e dështuar të komunës së Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti, me theks të veçantë në këto dy vitet e mandatit, vlerëson se përveç dështimit në qeverisje po hetohet edhe një veprim kriminal i angazhimit për tu bërë i pasur dhe ikur nga politika.

Image
Reshat Badallaj

Ky pasurim, sipas Badallajt, provon të arrihet duke bërë tregti me leje ndërtimore nëpërmes rrjetit të njerëzve që e rrethojnë atë.

“Banda kriminale e nëntokës në komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga krye urithi, krye hajni, Shpend Ahmeti, me ata këlyshët që i ka rrotull është duke bërë kërdi me ndërtimet pa leje, por natyrisht se këto lejohen për ata që ia trashin xhepat kësaj bande kriminale duke harruar se do të kenë pasoja për qytetarët e Prishtinës dhe përreth. Pra, kjo bandë kriminale me këto ndërtime pa leje ia ka zënë frymën kryeqytetit duke ia bllokuar mushkëritë vetëm për interesa personale, për hajni dhe pasuri për shumë breza”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, grupi i Shpend Ahemtit, një masë të parave që i fiton nga tregtia me leje ndërtimi të pa ligjshme dhe nga lejimi i ndërtimeve tjera pa leje, do t’i përdorin për të blerë vota në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

“Kjo bandë hajnash do të zgjohen nga gjumi vetëm kur të vjen koha e zgjedhjeve sa për të hedhur pluhur syve popullit, me mashtrime dhe premtime të kota. Shpend hajni, është i lindur dhe kalitur për rrena, përçarje, mashtrime, premtime boshe dhe ajo që dihet e ka hajnin në gjak”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo ai beson që edhe kjo lojë do të përfundojë turpshëm, sepse populli nuk pranon ta shes votën për bandat e korruptuar, ku sipas Badallajt, këtë herë do të ndëshkohen pa mëshirshëm duke i nxjerr nga jeta politike. 

“Populli tashmë i ka kuptuar dredhitë e kësaj bande kriminale të nëntokës, sepse janë bindur dhe janë dëshmitar të kohës për dredhitë, thikën pas shpine që i goditi popullin dhe votuesit dhe në nuk i beson askush dhe u ka dal boja, ndaj kot e kanë lehjet e tyre për të afshuar tinëzisht e hajnisht”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)