A e zbuloi Gecaj se Gazmend Muhaxheri është kandidat për kryetar të LDK’së?

  • 28 July 2019 - 21:50
A e zbuloi Gecaj se Gazmend Muhaxheri është kandidat për kryetar të LDK’së?

Ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka bërë një postim në Facebook me të cilin ka lënë të kuptohet se Gazmend Muhaxheri mund të jetë një kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish aktivisti i LDK’së ka postuar disa foto ku personazhi kryesor ishte kryetari i Pejës, dhe në këtë postim është shkruar “Diçka po zihet…”. 

Zgjedhjet për kryetar të LDK’së mbahen me datën 3 gusht dhe ende nuk dihen cilët janë të gjithë kandidatët që do garojnë për postin e udhëheqësit të kësaj partie.

Muhaxheri më herët kishte deklaruar se nuk do kandidonte për pozitën e kryetarit, por megjithatë kjo mbetet të shihet.

(Kosova Sot Online)