Futet në stacion të policisë me thikë të gjatë dhe kërkon të e qëllojnë- shikoni çfarë bën policia

  • 28 July 2019 - 22:51
Futet në stacion të policisë me thikë të gjatë dhe kërkon të e qëllojnë- shikoni çfarë bën policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një stacion të policisë në Nju Jork. Një person është futur brenda stacionit me një thikë të gjatë duke kërkuar nga policët që të e qëllojnë.

Këtu policia u gjendë në një situatë shumë të papërshtatshme.

Të gjithë civilët që ishin në stacion në kohën kur u fut ky person, u larguan në panikë.

Mirëpo policët e zgjidhën këtë çështje në mënyrën më të mirë. Duke iu afruar personit, ata vendosën që të e qëllojnë me armë elektrike duke ia pamundësuar atij që të sulmonte ndokë me thikën e tij dhe në të njejtën kohë duke mos palgosur apo vrarë personin.

Ende nuk dihet se për çfarë arsye personi ishte futur në stacion duke kërkuar që dikush të e qëllonte.

(Kosova Sot Online)