Pasurimi i politikanëve, profesori i njohur alarmon rëndë Kosovën

  • 29 July 2019 - 07:35
Pasurimi i politikanëve, profesori i njohur alarmon rëndë Kosovën

“Përfitimet e mëdha dhe të çuditshme kuptohet që janë edhe te turpshme ne raport me qytetarin e varfër. Prandaj edhe për të ardhmen e zhvillimit të shtetit të Kosovës rendi dhe ligji mbeten shtylla kryesore e funksionimit të shtetit, zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe pasurimit pa bazë. Problemet në të gjitha fushat, krimi e korrupsionin e kanë katandisur shtetin në të gjitha fushat”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Lëvizja Fol ka publikuar emrat e disa politikanëve më të pasur në Kosovë, ku bije në sy pasuria e tyre miliardëshe, por e pa mundur që të arsyetohet e shpjegohet se si është krijuar deri në atë nivel, me të ardhura dhe benefitet e tyre në shtetin e Kosovës, kur Kosova radhitet si një ndër vendet më të varfra dhe të pa zhvilluara të Evropës.

Image

Lidhur me këtë, Profesori i së drejtës, Blerim Burjani thotë se në një shtet funksional të së drejtës, me drejtësi të pa varur e të pa ndikuar nga politika, një zinxhir i tillë i pasurimit do të ishte ndërprerë me kohë duke u hetuar e zbuluar.

“Por tek ne ndodhin edhe skandale të këtyre përmasave sepse nuk e kemi akoma të instaluar e funksionalizuar si duhet një drejtësi të pa varur dhe krejtësisht profesionale, të pa ndikuar e të pa shantazhuar nga politika.

Ky publikim që duhet të vlerësohet pozitivisht ishte vetëm një publikim jo i plotë për milionerët e bërë nga vota e qytetarit. Kjo i bije që një i punësuar nga votat e qytetarit të Kosovës së varfër brena pak kohe arrin të përfiton aq shumë dhe të bëhet milioner, ku një individ arrin të bëjë miliona për xhepin e vetë. Kështu ndodhë në një vend ku nuk sondon dhe nuk zbatohet ligji sepse milionerët e tillë fuqizohen e dalin mbi shtetin e ligjin dhe bëhen krejtësisht të pa prekshëm nga organet e drejtësisë ”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në një shtet me drejtësi të pa varur, në raste të tilla do të kushte shumë aspekte për të hetuar e zbardhur se si janë pasuruar njerëzit e tillë.

“Përfitimet e mëdha dhe të çuditshme kuptohet që janë edhe te turpshme ne raport me qytetarin e varfër. Prandaj edhe për të ardhmen e zhvillimit të shtetit të Kosovës rendi dhe ligji mbeten shtylla kryesore e funksionimit të shtetit, zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe pasurimit pa bazë. Problemet në të gjitha fushat, krimi e korrupsionin e kanë katandisur shtetin në të gjitha fushat”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani thotë se drejtësia duhet të veprojë, herët a vonë, sepse me këtë do të kushtëzohet rruga evropiane e Kosovës dhe nuk do të mund të kalohet pa u sqaruar edhe mënyra se si po pasurohen njerëzit e politikës në një shtet kaq të varfër.

“Ka shumë çështje që duhet të zbardhen, duhet drejtësia të merret me vite për të ardhur deri te e vërteta e pastaj konfiskimi i kësaj pasurie do të duhej të vinte herët apo vonë”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)