“Qeveria e re”, ja kushtet që duhet t’i vendosen Serbisë në dialog

  • 29 July 2019 - 07:47
“Qeveria e re”, ja kushtet që duhet t’i vendosen Serbisë në dialog

“Qeveria e re duhet të tregojë kurajën dhe dëshmojë guximin që për vazhdimin e bisedimeve, ti vejë kushte Serbisë dhe BE-s, duke vendosë si temë të parë, në krye të dialogut me Serbinë në Bruksel, zbardhjen e fatit të personave të zhdukur e të pa gjetur, si dhe kompensimin e të gjitha dëmeve te luftës dhe gjenocidit të ushtruar nga Serbia në Kosovë, siç do të vepronte cilido vend tjetër pas çlirimit nga okupatori, kudo në botë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Me krijimin e rrethanave të reja politike në Kosovë për shkak të dorëheqjes së qeverisë dhe pritjet për qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme, analistët politikë kërkojnë që të punohet edhe për ndryshimin rrënjësor të strategjisë politike për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Analistët kërkojnë që qeveria e re, si temë dhe kusht parësor në bisedime të ketë personat e zhdukur dhe kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia.

Image

Një kërkesë të tillë e shtron njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

“Është koha fundit,që në këto momente historike, të ndërmerren hapat vendimtar dhe bëhet bashkimi i zërit politik opozitar,për kundërshtimin e vendosur të pazareve të pista politike të kuislingut Hashim Thaçi me Serbinë,në mënyrë që të garantohet integriteti i kufijve të vendit, tërësia territoriale e Kosovës dhe ekzistenca saj si shtet. Sidomos tani pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj dhe krijimit të qeverisë së re të Kosovës,duhet detyrimisht të ndryshojë menjëherë dhe në mënyrë rrënjësore e gjithë strategjia e bisedimeve dhe vazhdimit të dialogut me këtë shtet ish okupator fqinj-Serbinë’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

 

Në këtë drejtim, sipas Qarrit duhet të ketë një koordinim serioz dhe të punohet me përkushtim që bisedimet dhe strategjia e re të jetë dokumenti i parë i harmonizuar nga legjislatura e re.

“Prandaj për tu arritur kjo detyrë, kërkohet urgjentisht, të nxirret një dokument strategjik i interesit nacional, i cili do të miratohej nga legjislatura e re si një ndër prioritetet e para, për kundërvënie ngulisë së faktorit vendimmarrës ndërkombëtar që në emër të "mos ngecjes së bisedimeve", të imponojë një marrëveshje të dëmshme me Serbinë, e cila do ta rrezikonte të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, qeveria e dalë nga zgjedhjet në vijim, duhet të merr guximin dhe dëmet e krimet e luftës t’i nxjerr në top prioritet në bisedimet me Serbinë.

“Qeveria e re duhet të tregojë kurajën dhe dëshmojë guximin që për vazhdimin e bisedimeve, ti vejë kushte Serbisë dhe BE-s, duke vendosë si temë të parë, në krye të dialogut me Serbinë në Bruksel, zbardhjen e fatit të personave të zhdukur e të pa gjetur, si dhe kompensimin e të gjitha dëmeve te luftës dhe gjenocidit të ushtruar nga Serbia në Kosovë, siç do të vepronte cilido vend tjetër pas çlirimit nga okupatori, kudo në botë”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)